Kryeministri i Luksemburgut: Nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte

Kryeministri i Luksemburgut: Nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte

12:01, 04/07/2023

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel derisa ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se nuk do të ketë fitues në fund nëse do të ketë konflikt.

Ai ka deklaruar në konferencën pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeministrin e Holandës, se Luksemburgu dëshiron të ndihmojë dhe t’i dëgjojë palët.

Ka shtuar se nevojitet dialog i hapur mes Kosovës dhe Serbisë.

Bettel ka thënë se stabiliteti është i rëndësishëm për të gjithë, duke porositur që palët duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian.

“Kur është planifikuar ky udhëtim nuk e kemi ditur që do të ketë tensione. Ne tentojmë të ndërtojmë ura. Ne dje ishim në Beograd dhe sot jemi në Prishtinë. Është e rëndësishme për ne që e dimë që ka udhërrëfyes për dialog e ai është (emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi v.j.) Lajçaku. Ne duhet të largojmë çdo mundësi për kriza të mundshme të cilat më së shumti i vuan populli. Ju mund të llogarisni në ne. Për ne është e rëndësishme të besojmë në punën e lehtësuesve të BE-së. Është mirë të ketë dialog të hapur. Ne do të takohemi me OJQ-të”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kosova është pjesë e familjes evropiane.

Ai e ka mbyllur fjalimin duke deklaruar se “ne si politikanë marrim vendime, por populli i vuan pasojat”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco