Rutte: BE të mos kërkojë fajtorin, por të ndihmojë për të zgjidhur konfliktin

Rutte: BE të mos kërkojë fajtorin, por të ndihmojë për të zgjidhur konfliktin

11:40, 04/07/2023

Kryeministri i Holandës Mark Rutte, foli në konferencën e zhvilluar në Prishtinë për tensionet në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Rutte tha se BE nuk dihet të drejtojë gishtin për të gjetur fajtorin mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu ai shtoi se BE duhet të ndihmojë për të gjetur zgjidhjen, në vend që të kërkojë se kush është fajtori.

“Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin tek fajtori, tek Kosova apo Serbia sepse kjo nuk e ndihmon situatën. Ne duam që të jemi ndihmues”, u shpreh ai.

Ndër të tjera shtoi se të dyja palët ankohen se asnjëra as tjetra nuk e zbaton marrëveshjen, por duhet punuar hap pas hapi me të dy vendet.

Kurse kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, tha se vizita e tyre në Kosovë ishte e planifikuar para se tensionet të shfaqeshin në rajon.

“I kemi thënë edhe Albinit që nuk jemi këtu për të gjykuar, por për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura, të cilat mes fqinjëve nganjëherë nuk janë shumë të lehta për t’i ndërtuar”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco