VIDEO/ Arrestimi i drejtuesit të Mbrojtjes Civile në veri, pamjet kur ai kapet nga policia

VIDEO/ Arrestimi i drejtuesit të Mbrojtjes Civile në veri, pamjet kur ai kapet nga policia

13:19, 13/06/2023

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka arrestuar drejtuesin e Mbrojtjes Civile Milun Milenkoviç, I njohur si Lune.

Sipas ministrit të MPB-së Xhelal Sveçla, ai ka qenë organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 29 maj.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e momentit kur Lune arrestohet.

Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka shkruar Sveçla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco