Albin Kurti publikon propozimin me 5 pika për zgjidhjen e krizës në veri

Albin Kurti publikon propozimin me 5 pika për zgjidhjen e krizës në veri

11:35, 13/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi në një konferencë për media një propozim prej 5 pikash për shtensionim në veri të Kosovës.

Ai tha se këtë propozim ua ka dhënë ndërkombëtarëve, duke nisur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ambasadorëve të QUINT-it. Kurti tha se nuk ka marrë përgjigje për këtë propozim.

Kurti tha se plani duhet të nisë me sundim të ligjit në veri.

“Duhet menjëherë të përfshihen e identifikohen dhe ndiqen penalisht grupet kriminale”, tha ai për pikën e parë.

Pikë të dytë ai ka propozuar tërheqjen e menjëhershme të grupeve të dhunshme dhe të ndalen hapat kriminalë.

Sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Pas tri pikave, Kurti ka thënë se do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Në pikën e pestë, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen menjëherë në tavolinën e dialogut për normalizim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco