Vuçiç njësoj si Rama, kërkon largimin e kryeministrit kosovar Kurti

Vuçiç njësoj si Rama, kërkon largimin e kryeministrit kosovar Kurti

11:23, 13/06/2023

U bë shumë kohë që Edi Rama flet njësoj si Aleksandër Vuçiç, kur bie fjala te çështja e Kosovës.

Edhe në një përvjetor të PS-së, ai gjeti rastin të sulmojë kryeministrin kosovar, Albin Kurti, pa thënë asnjë fjalë për mikun e tij Vuçiç.

Ky i fundit i ktheu reston sot, kur njësoj si Edi Rama, kërkoi largimin e Albin Kurtit.

Vuçiç po komentonte propozimin e Ramës për Asociacionin e komunave serbe.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i ekipit drejtues serb. As kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, tha Vuçiç në një intervistë për televizionin serb TV Happy.

“Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam iniciuar në vitin 2015 me, në atë kohë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të ndodhë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti të jetë në pushtet”, shtoi ai më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco