KFOR-i: Grupet kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme në Zveçan

KFOR-i: Grupet kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme në Zveçan

12:02, 09/06/2023

Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, koloneli Andrea Gallieni, ka thënë se disa grupe kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme, që janë zhvilluar në Zveçan, më 29 maj.

Atë ditë protestuesit serbë janë përleshur me pjesëtarë të KFOR-it, dhe të plagosur ka pasur prej të dyja anëve.

Në një konferencë për media, Gallieni, i ka komentuar të premten ngjarjet që kanë ndodhur në veri të Kosovës, prej 29 majit.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet hakmarrëse. Sepse, siç e kanë dëshmuar edhe këto ngjarje, gjithçka mund të përshkallëzohet në nivel të madh të dhunës, prandaj është shumë e rëndësishme që të gjitha palët t’i kenë parasysh pasojat dhe rreziqet e veprimeve të tyre”.

Ai ka thënë se të dyja palët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Njëra palë, për marrjen e vendimeve, pa e marrë parasysh shkallën e sigurisë, dhe pala tjetër të reagojë për veprimet e dhunshme që janë parë në mesin e protestuesve.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 9 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Zyrtari i KFOR-it, ka thënë se prej 5 qershorit, mbi 500 pjesëtarë të NATO-s kanë shkuar në Kosovë, për të përforcuar misionin.

Gallieni ka thënë se forcat janë duke u trajnuar dhe do të angazhohen brenda disa ditësh.

Ai ka thënë se përforcimet do të jenë në Kosovë “aq sa të ketë nevojë”./ REL/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman DERVISHI-Mani USA 11/06/2023 08:52

HEU, GRUPET KRIMINALE KANË QENË PRAPA PROTESTAVE T'DHUNËSHME N'ZVEÇAN! EU, TURPET SHFRIMIVALE KANË ZENË PRAP GROTESTAVE PËRDHUNËSHME ZVEÇAN! TURPI I MISIONARËVE NDËRKOMBËTARË QË TOLEROJË RUSOSERBINË, TERORIZOJË POLICINË E KOSOVËS DHE KOFOR-IN DUKE UA GJUAJTUR MBI SHPINË GRUPET O, MË TERRORISTE RUSO SERBË AH PUSO VERBË MU NË VERIUN E KOSOVËS, PËR 20 VITE QË NDIZET PRITE O VRITE; TERË POPULLATËN TË NGRATËN AUTOKTONE VETËM PËR QELLIME O, THELLIME TË KRIZËS OR MRIZËS, T'OKUPIMIT, UZURPIMIT ME DHUNË DHE PËRDHUNË, TERË MBI TOKËN DHE NËNTOKËN TERË PASURINË MË HAMSHURINË PËR O, DASHURINË MINERALE, IDEALE PËRMES ASOCIACIONIT-FRANKO FRAKCIONIT AHIII, PËR TREGTI, KERDI, GERDI NDAJ SHTETËSISË LIRISË PAVRËSISË, DEMOKRACISË ËH, MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE TË KOSOVËS NGA RUSO SERBIA O PUSO VERBERIA! TË FALA REFUGJATË LUFTË TERORIZUAR NGA FASHIZMI RUSO SERBË, TERË TERBIM, PËR MERGIM, PA KTHIM MARSHIM GJERË AMSHIM-NGA BOTËKOTA BIZARE-GOLGOTA SHQIPTARE; GOLGOTA MBARË SHQIPTARE! ËMËR TRASUR-ZEMËR PLASUR-MANI USA

Shto koment

Denonco