Kosovë/ Ftoi shokun të pinte drogë, më pas tenton ta përdhunojë dhe e godet me thikë

Kosovë/ Ftoi shokun të pinte drogë, më pas tenton ta përdhunojë dhe e godet me thikë

11:33, 06/05/2024

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Kosovë të Kosovës, ku një person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Siç raporton policia kosovare, i dyshuari fillimisht e kishte ftuar viktimën të konsumonin lëndë narkotike së bashku, por ai e kishte refuzuar. Më tej, autori ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, çka sërish është refuzuar nga viktima.

Pasi është refuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, autori e ka goditur viktimën në kokë me një thikë kuzhine. I plagosur është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco