Sulmohen Policia dhe KFOR-i gjatë patrullimit në veri

Sulmohen Policia dhe KFOR-i gjatë patrullimit në veri

15:24, 06/05/2024

Në orët e para të mëngjesit të së hënës një person me automjetin e tij ka bllokuar rrugën në një fshat të Leposaviqit, ku më pas i njëjti ka sulmuar me shishe xhami automjetet zyrtare të PK-së dhe KFOR-it, gjatë patrullimit të përbashkët. I dyshuari më pas ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshat, por pas kontrolleve policore, i dyshuari është arrestuar.

“Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat ngjyrë hiri ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare.

I dyshuari pastaj ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshat. Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuar shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen”.

Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe, raporton Paparaci.

“Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, njofton PK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco