Krasniqi, ftesë Kurtit: Hajde shkojmë bashkë në veri, çlirimtar i serbëve

Krasniqi, ftesë Kurtit: Hajde shkojmë bashkë në veri, çlirimtar i serbëve

12:13, 02/06/2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë ftesë kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që bashkë të shkojnë në zyrat e komunave në veri të vendit.

Ai i tha Kurtit se është lehtë të flitet prej Prishtinës, por sipas tij, është mirë që të shkojnë bashkë në veri.

“Nëse kryeministri po insiston të shkohet në ndërtesat komunale, a guxon ti kryeministër me shku, a shkojmë unë e ti, unë vi me ty. Po hyjmë bashkë në Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut”.

“Lehtë është të thuhet prej Prishtinës, por hajde shkojmë bashkë në veri, hyjmë ne në zyrë, rrimë me ta në zyrë”, tha Krasniqi.

Më tej, ai i reagoi edhe për atë që Kurti tha se i duhet ndihmë për t’i çliruar serbët e Kosovës prej trysnisë së Beogradit, duke e quajtur kryeministrin si “çlirimtar i serbëve”.

“Kryeministri i Kosovës e paska qëllimin t’i çlirojë serbët. Çlirimtari i serbëve. Me demokratizu Serbinë, kcyri more punët e tua. Kosova është llugë e ti po më tregon se si duhet bërë parti politike në Beograd”, tha Krasniqi,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco