Protestuesit në veri, me pankarta propaganduese: Nuk na dëboni dot nga shtëpitë tona

Protestuesit në veri, me pankarta propaganduese: Nuk na dëboni dot nga shtëpitë tona

11:45, 02/06/2023

Protestuesit serbë tashmë janë mbledhur para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Ata kanë ngritur pankarta propaganduese sikur po dëbohen nga shtëpitë e tyre.

“Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”, thuhet në pankartat që ata po mbajnë në duar.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesës së kësaj komune.

Mësohet se, të gjithë të punësuarit në institucione publike në veri të vendit janë të obliguar të dalin në protestat që po mbahen në kundërshtim të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Ndërkohë që dihet se këto institucione punojnë sipas sistemit të Beogradit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco