Haradinaj: Nuk e mbështes Albin Kurtin në eksperimentet që po bën pa SHBA e BE

Haradinaj: Nuk e mbështes Albin Kurtin në eksperimentet që po bën pa SHBA e BE

20:17, 26/05/2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish duke thënë se nuk e mbështet kryeministrin Albin Kurti për siç thotë ai "eksperimentet që po i bën pa SHBA-të dhe Bashkimin Evropian".

Ai për Policinë e Kosovës ka thënë se është në krye të detyrës.

”Policia në nivel të detyrës, por Qeveria totalisht e paaftë në mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës. E kam mbështetur Kurtin për bashkërendim me SHBA dhe NATO drejt marrëveshjes për njohje me Serbinë. Por nuk mbështes eksperimentet e tij që po synon t’i bëjë pa ShBA e BE”, ka shkruar ai në Twitter.

Gjatë tërë ditës në Veriun e Kosovës ka pasur tensione. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco