Daçiç kërcënon nga tubimi në Beograd: Kosova është vendi ynë. Kurti po pushton komunat serbe

Daçiç kërcënon nga tubimi në Beograd: Kosova është vendi ynë. Kurti po pushton komunat serbe

19:48, 26/05/2023

Aleksandar Vuçiç thirri serbët dhe mbështetësit e tij në një protestë në qendër të Beogradit, pas incidenteve në veri të Kosovës. 

Në këtë manifestim janë bërë përsëri thirrje kundër Kosovës dhe qeverisë "Kurti".  

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç tha se Kosova është tokë serbe, ndërsa deklaroi se Albin Kurti po pushton me dhunë komunat serbe.

 

Ne vuajtëm tmerrësisht në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Në vitet 1990 kemi pasur një luftë civile, pushtimin e Kosovës dhe Metohisë dhe bombardimet. Vrasja e milicisë së vogël me bomba, shembja e një sistemi dhe instalimi i një tjetër kukull”, tha ai.

“Nuk kemi ndërmend të zhdukemi, por të mbijetojmë. Dhe nëse qëndrojmë nën një kumbull, ai serb do të luftojë me armiqtë. Sot dëgjuat se Kurti dëshiron t’i pushtojë komunat serbe me dhunë. Kosova dhe Metohia është vendi ynë, çdo hap i të cilit është i mbuluar me gjak”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco