Shkrimtari serb: E kaluara po na ndjek pas, duhet të marrim përgjegjësi për krimet në Kosovë

Shkrimtari serb: E kaluara po na ndjek pas, duhet të marrim përgjegjësi për krimet në Kosovë

09:25, 10/05/2023

Shkrimtari serb, Vladimir Arsenijeviq ka folur për romanin e tij të ri, “Fantazmat”, në të cilin tha se trajton edhe “të kaluarën e cila po na ndjek pas”, ndërsa ka përmendur edhe tragjedinë e fundit në një shkollë fillore në Beograd.

Arsenijeviq tha se për të analizuar dhunën që mbretëron në shoqërinë serbe “duhet të kthehemi në vitet ’90”, përcjell Gazeta Express.

 “Së pari duhet të kthehemi shumë larg në vitet 1990 për të rivlerësuar atë që është bërë në emër të kësaj shoqërie, e cila ka përgjegjësi ndaj asaj historie të kohëve të fundit që ndot mjaft marrëdhëniet me mjedisin tonë të afërt, me atë që ne e quajmë rajon, ta zgjidhim atë, ta marrim përgjegjësinë si shoqëri për krimet e bëra, ta ndalojmë këtë valë revizionizmi që jo vetëm ka mbuluar sistemin tonë arsimor, por gjendet kudo”, tha ai në një intervistë për gazetën Danas.

Mos marrja e përgjegjësisë, thotë Arsenijeviq, solli “rrëfimet absurte”, sipas së cilave “një numër i madh qytetarësh në Serbi, që nga viti 1990/91 deri në vitin 1999 mbollëm pemë, ujitëm lule, gërmuam patate dhe pastaj erdhi e keqja NATO dhe na vrau me bombardime”.

“Dhe kjo është gjithçka që qytetarët e Serbisë sot dinë për gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve nëntëdhjetë. Përmendja se kush është në krye të politikës serbe, shoqërisë serbe, ushtrisë së formacioneve paraushtarake, nga Vukovari në Sarajevë, Gorazhde, Prijedor, Srebrenicë, në Kosovë, varreza masive, ekstradimi i kufomave civile në liqenin Peruçac…”, tha ndër tjerash shkrimtari.

“Të gjitha ato tmerre janë zhdukur nga vetëdija kolektive”, theksoi ai, duke shtuar se kjo e ndot çdo mundësi për pajtim, “për të marrë përgjegjësi, por edhe për t’ua hedhur fajin atyre që janë vërtet fajtorë, atyre që i kanë kryer krimet”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman DERVISHI-Mani USA 17/05/2023 00:02

OU, I NDERUARI SHKRIMTAR SERB VLADIMIR ARSENIEVIÇ; JO VETËM NGA E KOHA MË E LARGËT TË VITEVE 1990 POR, MBI DY SHEKUJ TË FUNDIT, TË MUNDIT DHE TUNDIT O QË RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVE AUH, PUSO VERBO FERKO TUGOSHKAVE MBI 80% TROJET ILIRO MBARË SHQIPTARISË O, NËN PLOJET TERË GRIRO ZVARË SHTIPKA KËRDISË, DUKE PASTRUAR, KASTRUAR, MASAKRUAR, KASAPRUAR MË HOLOKAUSTE GJENOCIDALE, ETNOCIDALE DHE, DUKE NA DJEGUR EDHE TRETUR TRANSPORTUAR, TË GJALLË DHE TË VDEKUR EDHE PËR TË I TRANSPLANTUAR ORGANET NGA ROBËT TË LUFTËS, MOR KOBET TEK FUTËS A, DUKE I HUMBUR E SHKRUMBUR GJURMËT TË KRIMIT AHIII, KURMËT E SHFRIMIT, SI TË GRUPEVË HEJ, TURPËVE TË TURPIT-KURPIT SI TË BISHAVE AH ISHAVE, KEQPËRDORJE O DREQPËRKORJE TË KISHAVE TERË KËTA PËR HATA, TË PA FE, PA KRE, PA ATDHE, PA ATKRE; QË VRAJNË DHE SHAJNË, NDAJNË DHE PËRÇAJNË, DUKE PIRË GJAK DHE NGRENË MISH TË VIKTIMAVE TË LUFTËS AHIII, DUKE GRIRË PRAG DHE KRENË TRISH T'JETIMAVE VRER FUTËS; SEPSE-QEPSE A PAK PO U DUKËN, QË NA ZHDUKËN MBI 80% POR, KËRKOJNË, TENTOJNË 100% UH E TERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHTIPKA GRINË OH, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË HEEEJ, MBARË SHQIPTARINË?! NJË THENJË BOTËRORE: NUK KA PRAG PA U KTHYE O ME GJAK OU ME KRYE; HEEEJ, OU ME GJAK OU ME KRYE!" TË FALA REUGJATË LUFTË TERRORIZUAR NGA FASHIZMI RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVE VRER TËRBIM OUH, PËR MERGIM, PA KTHIM, MASHTRIM, MARRSHIM OUH, GJERË NË AMSHIM!!. MANI USA

Shto koment

Denonco