Nga kreditë e deri te paratë në banka, politikanët e Kosovës deklarojnë pasurinë

Nga kreditë e deri te paratë në banka, politikanët e Kosovës deklarojnë pasurinë

20:45, 05/05/2023

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat mbi deklarimin e pasurisë.

E, nga kjo agjenci, janë bërë të ditura të dhëna në lidhje me pasuritë që kanë krerët e shtetit dhe ata opozitarë, shkruan Syri Kosova.

Pasuria ndryshon varësisht pagesave, por, s’mungojnë as borxhet nëpër banka e pronat në emra të familjarëve tjerë.

Më poshtë, Syri u sjell të përmbledhura disa prej personazheve që kanë kaq pasuri:

Në bazë të dokumentit të AKK-së shihet pasuria e kryeministrit, Albin Kurtit e interesante është se shefi i qeverisë ka vetëm 119 euro të ruajtura në bankë, NLB.

Tabela e plotë KLIKO KËTU

E, Mërgim Lushtaku në bazë të publikimit, del se ka detyrime për blerjen e pronës dhe shtëpisë si dhe investim në një firm. Mbi 166 mijë euro kap vlerën e detyrimeve financiare.

Më poshtë, tabela e plotë: KLIKO KËTU

Kurse, Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka të deklaruara një banesë, një depo dhe një parking në emër të tij.

Në anën tjetër, në emër të prindërve, Konjufca i ka të deklaruara dy banesa, një shtëpi, dhe tri parcela toke.

Në pesë banka në vend, kryekuvendari ka para të kursyera në vlerë prej dhjetëra mijëra eurosh. Se sa është pasura e plotë e Konjufcës dhe ku e ka të shpërndarë atë pasuri, mund ta shikoni duke klikuar në këtë link.

Lista vazhdon tutje me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasurinë dhe të hyrat vjetore të tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Mes shtëpive dhe vilave qindra mijëra eurosh, ish-kryeministri Haradinaj ka të deklaruar edhe të ardhurat vjetore si invalid i luftës, shkruan Syri Kosova.

Haradinaj vozit Cadillac në vlerë prej 19 mijë eurosh teksa pasuria e tij në toka e prona ka vlerën si në vijim:

Për të parë pasurinë e plotë të deklaruar nga Haradinaj klikoni KËTU.

Ndërsa, deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka deklaruar një banesë dhe një tokë në emër të tij.

Po ashtu Berisha ka deklaruar një banesë, një shtëpi dhe një tokë në emër të bashkëshortes.

Përveç pagës vjetore prej 24,136.94 € si deputetë, ai ka deklaruar se merr pagë vjetore edhe nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e te mbijetuarve te tortures (OJQ) në vlerë prej 22,098.00 € dhe nga Korporata Energjetike e Kosoves pagë vjetore prej 22,158.53 €.

Se sa është pasura e plotë e deputetit Bekë Berisha dhe ku e ka të shpërndarë atë pasuri, mund ta shikoni duke klikuar në këtë link.

Kryetari i opozitës Memli Krasniqi, njihet si investitor i tregjeve të kriptovalutave. Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Krasniqi i ka deklaruar afër 30 mijë euro vlerën e aseteve në kriptovaluta.

Po ashtu ai i ka të deklaruara edhe një banesë në pronësi të tij në vlerën prej 120 mijë euro, si dhe shtëpi të përbashkët në vlerë 180 mijë euro.

Para të gatshme në bankë i ka mbi 3 mijë euro. Ndërsa pagën vjetore si deputet e ka të deklaruar në shumën mbi 18 mijë euro.

KËTO janë të gjitha deklarimet që i ka bërë Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco