Rezultatet preliminare, PDK e shpall fitoren në Zubin Potok dhe Zveçan

Rezultatet preliminare, PDK e shpall fitoren në Zubin Potok dhe Zveçan

20:55, 23/04/2023

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidatët e PDK-së, e kanë fituar komunën e Zubin Potokut dhe atë të Zveçanit.

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, pasi e ka shpallur fitoren, ka thënë se do të punojë pa e diskriminuar askënd, teksa shtoi se bojkoti i serbëve ndaj shtetit të Kosovës, është irritues.

Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me LVV-në dhe LDK-në për udhëheqjen e komunës.

“Falënderoj të gjithë qytetarët, të gjithë pa dallim. Fitorja ime është e qytetarëve. Edhe njëherë shfrytëzoj pa dallim partie pa dallim nga ata që nuk kanë dalë në zgjedhje, do të jem i hapur. Presim të ketë vështirësi për shkak të bojkotit, është irritues ky bojkot që po i bëhet shtetit, por do të punojmë konform ligjeve, kemi kapacitete për të krijuar gjithë atë që është e nevojshme”, ka thënë ai.

Kurse kandidati tjetër i PDK-së, i cili e ka shpallur fitoren në Zveçan, ka thënë se i ka marrë 114 vota.

“Diferenca është 114 vota i kemi ne, unë si kandidat i PDK-së dhe kundërkandidati ai i VV-së, i ka 73. Dua t’i falënderoj votuesit, fitorja jonë është ardhë prej tyre. Si kryetar i ri, do të mundohem t’i përmirësoj kushtet e qytetarëve pa dallim”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco