Pas 22 vitesh shqiptarët marrin drejtimin e tri komunave në veri

Pas 22 vitesh shqiptarët marrin drejtimin e tri komunave në veri

20:34, 23/04/2023

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore Mitrovicën e Veriut, Zubim Potok, Leposaviq, Zvecan.

Në tri nga këto komuna për herë të parë që nga paslufta pritet të drejtohen nga shqiptarët – raporton Syri.net Kosova

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Veriut dhe atë të Leposaviqit kanë fituar kandidatët e tyre.

Ndërsa në Zubim Potok është kandidati i PDK-së që ka triumfuar, këtë e ka konfirmuar zyrtari i KQZ-së në këtë komunë.

Në këto zgjedhje nuk kishte pjesëmarrje të mëdha, përkundrazi pjesëmarrës ishin vetëm 3.3% e popullatës, pasi pjesa më e madhe që vjen nga komunitetit serb i bojkotuan këto zgjedhje.

Ishte Lista Serbe që në vazhdimësi ka bërë thirrje që qytetarët serb të mos u drejtohen kutive të votimit. /Syri Kosova

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco