Zgjedhjet në veri, nis numërimi i fletëvotimeve, rezultatet publikohen pas orës 20:00

Zgjedhjet në veri, nis numërimi i fletëvotimeve, rezultatet publikohen pas orës 20:00

19:45, 23/04/2023

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga procesi i zgjedhjeve në veri.

Ai tha se ky proces nuk ka pasur ndonjë incident të theksuar, dhe se sa i përket anës teknike dhe organizative, gjithçka ka shkuar në rregull.

Tutje ai ka treguar për secilën komunë, numrin e votuesve që kanë marrë pjesë.

“Të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur, anëtarët e këshillit janë duke e bërë numërimin e fletëvotimit. Nr i qytetarëve që kanë votuar: Leposaviq, 141 votues 1.06%, Zubin Potok 385 votues,8.18%.  Zvecan, 204 votues apo  2.92%. M. Veriut 837 votues 4.62 %”, ka thënë ai.

Radoniqi, bëri të ditur se rezultatet pritet të publikohen pas orës 20:00.

QZ, ka ofruar mundësin dhe kushtet për të gjithë qytetarët për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Falënderojmë policinë, prokurorinë, për angazhimin e tyre. Falënderojmë edhe mediat që kanë njoftuar në kohë reale për zgjedhjet.

Rezultatet do të publikohen pas orës 20:00 ose pak më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco