Gërvalla tregon vijat e kuqe për Asociacionin: S'lejojmë që të shkelen

Gërvalla tregon vijat e kuqe për Asociacionin: S'lejojmë që të shkelen

23:15, 20/04/2023

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur rreth vijave të kuqe të Asociacionit.

Gërvalla tha se janë dy pika që nuk lejojnë që të shkelen.

“Vijat e kuqe për Asociacionin janë cenimi i sovranitetit, si dhe cenimi i funksionalitetit të Republikës së Kosovës. Këto janë dy pika që në asnjë format të bisedimeve me ndërkombëtarët nuk do të lejojmë të shkelen”, deklaroi Gërvalla në RTK.

Tutje, ajo tha se nuk ka asnjë zotim të institucioneve të Kosovës në zbatimin e Asociacionit me ato elemente ekzekutive që cënojnë funksionalitetin e shtetit.

Përkundrazi, sipas saj, ka një zotim për të gjetur një format, ku do të mund të organizoheshin Komunat me Shumicë Serbe, që nuk cënojnë sovranitetin e funksionalitetin e vendit, ngase “këto janë parakushte që kemi hyrë në negociata”.

Kurse për 5 shtetet mosnjohëse të shtetit, ministrja Gërvalla tha se askush nuk mund të garantojë në arritjen e njohjeve nga ana e tyre, sepse ato janë shtete sovrane, por që, garantoi përpjekjet e saj maksimale për arritjen e njohjeve nga, të paktën, të 4 shteteve që janë anëtare të NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco