Vuçiç për takimin në Ohër: S’jam shumë optimist nëse do të lëvizin gjërat përpara

Vuçiç për takimin në Ohër: S’jam shumë optimist nëse do të lëvizin gjërat përpara

17:35, 17/03/2023

Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic ka folur edhe sot për takimin që do të mbahet të shtunën në Ohër.

Ai ka thënë se shpreson për një bisedë të mirë, ndërkohë për atë nëse do të ketë lëvizje përpara ka thënë se s’është shumë optimist. 

Sa për Serbinë, ne jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiç, raporton RTV.

Tutje Vuçiç ka thënë se po udhëton në Ohër për të përfaqësuar interesat shtetërore të Serbisë. 

“Unë s’po udhëtoj në Ohër për mesazhe, por për të repreznatuar interesat e shtetit e Serbisë dhe njerëzve tanë në Kosovë”, ka shtuar tutje Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco