Blinken takon Vuçiçin: Me rëndësi, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Blinken takon Vuçiçin: Me rëndësi, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

08:59, 18/02/2023

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, ka takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për çështje të sigurisë. Vetë Blinken tregoi në Twitter, çfarë bisedoi dje me Vuçiç.

"Pata një bashkëbisedim produktiv me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe përçova vlerësimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën. Ne ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me BE-në," shkroi Blinken.

 

 

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco