Më 18 shkurt 1999, Albright paralajmëroi sulmin ajror mbi bazat ushtarake të Serbisë

Më 18 shkurt 1999, Albright paralajmëroi sulmin ajror mbi bazat ushtarake të Serbisë

08:09, 18/02/2023

Më 18 shkurt 1999, Ssekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright paralajmëroi ndërmarrjen e një sulmi ajror mbi bazat ushtarake të Serbisë.

Sikurse është shprehur Albright, kjo ndërhyrje ishte e ngutshme në emër të lirisë së shqiptarëve të Kosovës dhe të vlefshmërisë së aleancës transatlantike. Operacioni ushtarak i NATO-s gjatë Luftës së Kosovës ndali spastrimin etnik dhe abuzimin me të drejtat themelore të popullsisë së pafajshme, njofton Drejtoria e Arkivave.

Në cilësinë e sekretares amerikane të Shtetit (1997-2001), Albright pati një rol të rëndësishëm në procesin e vendosjes së paqes në Kosovë. Në shenjë mirënjohjeje ndaj kontributit të pamohueshëm në çlirimin dhe në pavarësimin e Kosovës, në qendër të Prishtinës është ngritur një bust i saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco