Edita Tahiri: Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset, Serbia të kërkojë falje

Edita Tahiri: Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset, Serbia të kërkojë falje

17:43, 17/02/2023

Edita Tahiri, ish-ministre e jashtme në periudhën e okupimit serb të Kosovës shprehet se besonte ky vit i pavarësisë do ta gjente vendin me "statusin kandidat në BE", por sipas saj kjo varej dhe nga qasja e BE e cila "kur e panë se Serbia po vazhdon lojërat e Rusisë morën vendimin të hapin derën për vendet e Ballkanit".

Ajo thotë se "Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset" sa i përket raportit me Serbinë dhe duhet që "Serbia të kërkojë falje për genocidin dhe të pranojë Kosovën".  

"Sot është ditë e shënuar është dita e pavarësisë, është dhe ditë reflektimi. Në planin e përgjithshëm Kosova ka shënuar hapa përpara. Ngecjet më të madha janë në ekonomi, është një ndër problemet që duhet të adresohet seriozisht. Sa i përket procesit të paqes, të ndërtojmë një marrëdhënie fqinjësore me Serbinë mund të themi se ka një angazhim të madh të SHBA dhe BE. Ka ardhur koha të njihet njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë", tha ajo.

Çfarë keni menduar 15 vjet më parë?
Edita Tahiri
: Menduam se do të ecim më shpejt, se sot do të kishim statusin kandidat në BE. Po ashtu kemi pritur që në këtë kohë të kemi prosperitetin e NATO-s. Nuk them se faji është vetëm tek ne, qasja europiane ishte shumë e ngadaltë. Kur e panë se Serbia po vazhdon lojërat e Rusisë morën vendimin të hapin derën për vendet e Ballkanit.

Sot ata që shpallën pavarësinë janë në Hagë si ndiheni?
Edita Tahiri:
Sot festa ka qenë me gjysmë zemre pasi disa përfaqësues të UÇK-së janë në Hagë. Por sot jemi krenarë pasi po festojmë një ditë të shenjtë. Kemi dy shtete shqiptare. Duhet të vazhdojmë me idealizëm e të realizojmë ëndërrën e madhe kombëtare. Puna e gjeneratës tjetër duhet të jetë gjeneratë e bashkimit.

Procesi i njohjeve nuk po përparon, si e shikoni këtë gjë?
Edita Tahiri:
Diplomacia e Kosovës është shumë e dobët, pa përvojë, as nuk këshillohen. Ka luajtur për një kohë dhe marrëdhëniet me aleatin Amerikën, nuk kanë aftësi të ndërtojnë partneritet. Partneritetin nuk duhet vetëm ta gëzojmë por dhe ta zhvillojmë. Duhet aftësi diplomatike, qeverisjeje. Duhet të kemi njohje reciproke de jure. Në të gjitha marrëveshjet njohja është de facto, tashmë është koha për njohje reciproke. Serbia duhet të marrë fajësinë për gjenocidin në Kosovë në marrëveshje dhe të paguajë dhe dëmshpërblimin.

Çfarë duhet të tolerojë Kosova në këtë proces që të mos duket palë penguese?
Edita Tahiri:
Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset, Plani i Ahtisarit i ka dhënë aq shumë të drejta minoritetit serb në Kosovë sa nuk ka ku shkon. Serbia të kërkojë falje për genocidin dhe të pranojë Kosovën./ RTV Ora

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco