Pas takimit me Kurtin, deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin serb priten nga ambasadori amerikan në Beograd

Pas takimit me Kurtin, deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin serb priten nga ambasadori amerikan në Beograd

23:14, 10/02/2023

Përfaqësues politikë të komunitetit shqiptar e boshnjak në Parlamentin serb janë takuar këtë të premte me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.

Deputetët boshnjakë, Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, kanë biseduar me ambasadorin Hill rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave që ata përfaqësojnë.

Lajmin për takimin dhe temat e diskutimit i ka bërë të ditura deputeti Kamberi, teksa ka thënë se SHBA-ja mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit.

“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ?? me E.T. Christopher R. Hill për të biseduar rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave që përfaqësojmë. SHBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, tre deputetët në Kuvendin e Serbisë që pranojnë Kosovën e pavarur u pritën të shtunën e kaluar në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ata shprehën pakënaqësinë me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në Serbi, e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë.

Po ashtu, kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco