Kurti: Dua ta di se cili gjyqtar e liroi Pantiçin e akuzuar për terrorizëm

Kurti: Dua ta di se cili gjyqtar e liroi Pantiçin e akuzuar për terrorizëm

12:53, 28/12/2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, foli në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës edhe për lirimin e Dejan Pantiç në masën e arrestit shtëpiak.

Kurti shfaqi mospajtimin e tij me një vendim të tillë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke thënë se do të ishte shumë kureshtar ta dinte se kush është prokurori që ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak dhe cili është gjyqtari që e ka aprovuar pasi Dejan Pantiç akuzohet për terrorizëm.

“Mirëpo kur kemi akuzë për terrorizëm, të dërgohesh në arrest shtëpiak..., unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”, tha Kurti para gazetarëve.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot se ish-policit serb, Dejan Pantiç, i është ndryshuar masa e sigurisë. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco