'Iluzionet e tij u shuan', Tahiri tregon arsyet se pse Vuçiqi po e 'sulmon' Gjermaninë

'Iluzionet e tij u shuan', Tahiri tregon arsyet se pse Vuçiqi po e 'sulmon' Gjermaninë

11:17, 21/12/2022

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi krerët e shtetit të Serbisë sulmuan ashpër ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë për deklaratat e tij për veriun, transmeton Syri.net Kosova

Tahiri ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i mllefosur ndaj Gjermanisë, pasi që ata ia ndaluan dominimin në Ballkan.

Përveç kësaj, Tahiri ka thënë se edhe "rrëzimi i Ballkanit të Hapur" nga ana e Gjermanisë, është një arsye tjetër pse ka sulme ndaj tyre.

“Vucici u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanise dje, sepse iluzionet e tij per dominimin e Ballkanit perfundimisht u shuan nga Gjermania - duke qene se Gjermania vuri ne qender Ballkanin perendimor ndersa rrezoi 'Ballkanin e hapur'.”, ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco