Polici në Jarinjë: Jemi të fuqishëm moralisht, nuk tërhiqemi

Polici në Jarinjë: Jemi të fuqishëm moralisht, nuk tërhiqemi

10:25, 21/12/2022

Afër 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të bllokuar qe 11 ditë në dy lokacione në veri të Mitrovicës nga vendosja e barrikadave atje.

Ndërkohë, KFOR-i po heziton të asistojë në ndërrimin e tyre.

Zyrtarët policorë në këto dy lokacione të bllokuara po qëndrojnë me moral shumë të lartë, por shëndeti dhe jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga rrethanat dhe ambienti në të cilin qëndrojnë.

Insajderi ka siguruar deklaratën e një nga policëve që po qëndron atje.

Ai tha se janë mirë pavarësisht disa mungesave.

“Jo nuk jemi ka frikësohemi, pa na ardh ndërrimi me na ndërru këtu ne nuk tërhiqemi edhe me pas mundësi me u tërhekë. Jemi të fuqishëm moralisht” tha shkurt ai.

Sot është dita e 11 që ata nuk po mund të zëvendësohen nga koleget e tyre pasi që rruga është bllokuar si pasojë e vendosjes së barrikadave.

Ata, janë të vendosur në dy lokacione në Leposaviç dhe Jarinje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco