Promovimi i librit të autores Alma Lama, ‘Kosova nën Administrim Ndërkombëtar’

Promovimi i librit të autores Alma Lama, ‘Kosova nën Administrim Ndërkombëtar’

19:33, 25/11/2022

Ish-ambasadorja dhe ish-deputetja e Kosovës Alma Lama ka sjelle për lexuesit librin e saj Kosova nën Administrim Ndërkombëtar. Profesorë e intelektualë vlerësojnë se përmes këtij libri autorja guxon të parashikojë edhe lëvizje të balancave të pushteteve brenda sistemit të ri demokratik në shtetin kosovar.

“Libri trajton rolin që ka pasur misioni i OKB-së në Kosovë gjatë kohës që kishte kompetencat e administrimit të Kosovës, në lidhje me ndërtimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe ndërtimin e demokracisë, të gjitha zhvillimet që ka pasur si në rrafshin diplomatik ashtu edhe në rrafshin praktik, por padyshim në mënyrë kritikë të gjitha problemet që ka hasur të gjitha sfidat” u shpreh Lama.

Kosova nën Administrim Ndërkombëtar është libri i ish-ambasadores dhe ish- deputetes së Kosovës Alma Lama, i promovuar këtë të premte. Studiuesja, e njohur me rrethanat specifike që u përball Kosova, sjell në botim edhe kontekstin e ndikimeve aktuale apo të ardhme, duke i parë të integruar me aktorë e faktorë të tjerë lokalë, nacionalë e më tej.

Profesorë, ambasadorë dhe intelektualë të pranishëm në promovim, ndanë pikëpamjet e tyre për librin.

Prof. Dr. Kristaq Xharo vlerëson se përmes këtij libri autorja guxon të parashikojë edhe lëvizje të balancave të pushteteve brenda sistemit të ri demokratik në shtetin kosovar, ndërsa qasja se zhvillimet në një teatër ngjarjesh valëzohen përmes skenave të tjera, e bën librin edhe më interesant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco