VIDEO/ Vjosa Osmani në SHBA, drejton helikopterin mbi qytetin Fort Worth

VIDEO/ Vjosa Osmani në SHBA, drejton helikopterin mbi qytetin Fort Worth

13:46, 10/05/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar kompaninë e helikopterëve ‘Bell’, madje edhe ka bërë një shëtitje me to mbi qytetin Fort Worth.

Në rrjetin e saj social Facebook, shihet Osmani duke bërë, siç thotë ajo, mësim pilotimi me helikopter.  

“Në Fort Worth të Teksas. Vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, ka shkruar Osmani në Facebook, sipas RTK.

Kujtojmë se presidentja e Osmani, me ftesë të kryeshefes ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit Alice Albgriht mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e shënimit të 20-vjetorit të MCC-së, i organizuar në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë në Dallas të Teksasit. 

Në tryezën ekzekutive në të cilën kanë marrë pjesë edhe presidentët e Liberisë, Malawit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones dhe të përfaqësuesve të shumtë të qeverisë amerikane u diskutua për bashkëpunimin në drejtim të adresimit të sfidave zhvillimore.

Gjatë qëndrimi në SHBA, Osmani ka takuar edhe politikanë e ish-liderë amerikanë, në mesin e tyre edhe ish-presidentin George W. Bush.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco