Albin Kurti sot në Slloveni, në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Albin Kurti sot në Slloveni, në samitin BE-Ballkani Perëndimor

08:29, 06/10/2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Slloveni sot, vend ky që kryeson Këshillin e BE-së.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që kësaj radhe do të mbahet në Slloveni.

Në mbështesim bashkëpunim rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Tashmë kemi shprehur gatishmërinë tonë për arritjen e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë me ID karta dhe njohjen e diplomave, por gjithmonë mbi bazën e trajtimit të barabartë në mes vendeve nënshkruese dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai.

Pengesë e arritjes së marrëveshjeve për bashkëpunim rajonal në të kaluarën ka qenë kundërshtimi i Serbisë për ta njohur Kosovën si shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco