Avionë serbë MIG mbi kufi, Policia e Kosovës përshkon Zubin Potokun drejt pikës kufitare në Bërnjak

Avionë serbë MIG mbi kufi, Policia e Kosovës përshkon Zubin Potokun drejt pikës kufitare në Bërnjak

08:37, 26/09/2021

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut duke shkuar rrugës për në Bërnjak. 

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive politike për të diskutuar për situatën në veriun e vendit. Nuk dihet ora e saktë se kur do të mbahet ky takim.

Sot është dita e shtatë që prej se ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, njofton Klan Kosova.  Situata në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë gjatë ditës së shtunë ka qenë e tensionuar. Në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok ka pasur sulm me bombë ku është djegur kjo qendër.

Përveç kësaj ushtria serbe ka fluturuar me aeroplanë “MIG” mbi hapësirën ajrore afër kufirit me Kosovën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco