Ligji i Pagave në Gjykatën Kushtetuese

Ligji i Pagave në Gjykatën Kushtetuese

15:20, 21/02/2019

Projektligji për Pagat, nuk është dekretuar nga presidenti, por pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi. 

Afati ligjor prej tetë ditësh për dekretim apo kthim në Kuvend të këtij ligji kaloi në mesnatën ndërmjet 20 dhe 21 shkurtit, ndërsa ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në vend.

Kryetari i Sindikatës së Administratës së Shërbyesve Civil, Ndue Kalaj për “SyriKosova” tha se ne nuk e kanë as origjinalin se çka kanë miratuar atë ditë parlamenti, sepse prej asaj dite e deri më sot, nuk e kanë një kopje të ligjit, që të shohin se cilat janë ato koeficiente që kanë mbetur zyrtarisht.

“Ne e dijmë që atë ditë, janë bërë shumë kalkulime e kontrabandime të koeficientëve dhe sindikata është duke e pritur prej sekretarisë të marrim një kopje, që ta dijmë saktë se cilët janë ata koeficient faktik, që kanë mbet në atë ligj, shtoi Kalaj.

Sipas kryesindikalistit të administratës, në momentin që të kenë dokumentin dhe ta vleresojnë, se ky ligj ka kaluar në heshje, do shikojnë mundësitë që përmes Avokatit të Popullit të kërkojnë që ky ligj të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Vetë fakti që presidenti nuk e ka dekretuar ligjin, pasi që ka raste që ai ka dekretuar ligje pa kurrfarë nxitimi, dëshmon se ky ligj ka të meta”, tha i kryetari i Sindikatës së Administratës, Ndue Kalaj për “SyriKosova”.

Ai shtoi se  për veprime të mëtejme do tëpresin  përgjigje zyrtare dhe do të shohin dhe shfytëzojnë të gjitha mundësitë e mundshme ligjore. /D.G

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco