57-vjeçari gjendet i vdekur në park

57-vjeçari gjendet i vdekur në park

21:01, 05/02/2019

Një person i vdekur është gjetur gjatë mesditës së sotme, në parkun e qytetit të Podujevës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është një 57-vjeçar.

 “Rreth orës 14:00 një informatë se në parkun e qytetit në Podujevë është një person i shtrirë në tokë.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për viktimën mashkull F.E 57 vjeç”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, ka treguar Ahmeti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco