Dënohet me tre vjet burg ish deputeti dhe kryetari i komunës

Dënohet me tre vjet burg ish deputeti dhe kryetari i komunës

12:02, 05/11/2018

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre vjet burgim ish-kryetarin e komunës së Lipjanit dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Shukri Buja, nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEË Co Feronikel Complex LL. C.”.

Bashkë me Bujën, të akuzuar në këtë rast ishin edhe nëntë persona të tjerë, shkruan REL.

Ky gjykim, përbën një nga rastet e shënjestruara edhe nga Bashkimi Evropian në kuadër të kritereve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco