Lavdëroi Milosheviçin, BE reagon ndaj Vuçiç. i kujton vendimet e Gjykatave Ndërkombëtare

Lavdëroi Milosheviçin, BE reagon ndaj Vuçiç. i kujton vendimet e Gjykatave Ndërkombëtare

15:19, 10/09/2018

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Kosovë, gjatë të cilit, Sllobodan Millosheviçin e cilësoi si "udhëheqës të madh, me qëllimet më të mira".

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së e ngarkuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, tha se "nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi apo lavdërim" të atyre që kanë mbështetur politikën e Millosheviqit dhe veprimet e tij.

"Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të qarta", tha Kocijançiq.

Ajo theksoi se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe për këtë arsye "do të duhet të jenë në përputhje me parimet e BE-së, përfshirë pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore".

Vuçiç ka qëndruar në Kosovë fundjavën e kaluar, ndërsa fjalimin e ka mbajtur në Mitrovicën e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noli10/09/2018 16:05

Jam 1 qytetar ju lutem ju si media a ka informacjon per kete terr informativ

Daj Jaku10/09/2018 15:50

Mos e harroni kurrë faktin që të gjithë derrat një turi kanë, njëlloj si derri ynë që konsideron babanë e tij enverin udhëheqës të madh. A mund të kihet besim tek këta derra me sllobodanin në gojë e në shpirt, se mendojnë për të mirën e shqiptarëve dhe kosovarëve?

Shto koment

Denonco