FOTO/ Postim i veçantë i Mallorcës për Vedat Muriqin

FOTO/ Postim i veçantë i Mallorcës për Vedat Muriqin

22:31, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Klubi i Mallorcas ka bërë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.

“Pirati” dardan shkëlqeu në barazimin e Mallorcës ndaj Osasunës, duke shënuar dy gola.

Muriqi shënoi për pesë minuta, nga minuta e 61-të kur e shënoi të parin, teksa të dytin e shënoi në minutën e 66-të.

Kështu, sulmuesi dardan u bë golashënuesi i tretë më i mirë në La Liga me tetë gola, pas Kylian Mbappes që ka 14 gola dhe Lewandowskit që ka po ashtu tetë gola, por edhe një asistim.

Muriqi po kompleton vitin e tij të katërt te Mallorca, ku u transferua nga Lazio, fillimisht në formë huazimi, e më pas edhe në mënyrë të përhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco