Lajmi i fundit

Thellohet skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e 'armatimit'

Ter Stegen mund të largohet nga Barcelona, Ajaxi i Michel e kërkon për projektin e ri

Ter Stegen mund të largohet nga Barcelona, Ajaxi i Michel e kërkon për projektin e ri

08:53, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Karriera e Marc-Andre ter Stegen-it duket se ka hyrë në një moment shumë delikat. Portieri gjerman, që dikur konsiderohej pasardhësi natyral i Manuel Neuer-it dhe një nga shtyllat kryesore të Barcelonës, sot po përballet me një realitet krejt ndryshe.

34-vjeçari vjen pas një sezoni shumë të vështirë, fillimisht te Barcelona dhe më pas në huazim te Girona. Aventurën me skuadrën katalanase e mbylli në mënyrën më negative të mundshme, pasi Girona ra nga kategoria në Segunda Division. Për më tepër, Ter Stegen u kushtëzua vazhdimisht nga dëmtimet, fillimisht në shpinë dhe më pas në kofshë, duke luajtur vetëm tri ndeshje gjatë gjithë sezonit.

Situata e tij te Barcelona nuk duket aspak e favorshme dhe mediet holandeze raportojnë se gjermani mund të largohet nga Spanja për të rilançuar karrierën në Holandë. Sipas “Voetbal International”, trajneri i ri i Ajaxit, Michel, e dëshiron Ter Stegen si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.

Tekniku spanjoll, i cili mori drejtimin e Ajaxit pas eksperiencës te Girona, e njeh shumë mirë portierin gjerman nga periudha e përbashkët në La Liga. Pavarësisht problemeve fizike të Ter Stegen, Michel vazhdon ta konsiderojë atë si portierin ideal për projektin e tij të ri në Eredivisie.

Ajaxi synon të rikthehet në nivelet më të larta pas një sezoni zhgënjyes, të mbyllur vetëm në vendin e pestë në kampionat. Megjithatë, transferimi i Ter Stegen nuk duket i lehtë për klubin holandez. Pengesa më e madhe mbetet paga shumë e lartë që portieri përfiton nga Barcelona, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2028.

Tashmë mbetet të shihet nëse Ajaxi dhe Barcelona do të gjejnë një marrëveshje për të ardhmen e portierit gjerman, i cili kërkon të rikthehet sërish protagonist pas një periudhe shumë të vështirë në karrierë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco