Bundesliga i bën jehonë sezonit fantastik të Fisnik Asllanit, gjigantët europianë në garë për sulmuesin

Bundesliga i bën jehonë sezonit fantastik të Fisnik Asllanit, gjigantët europianë në garë për sulmuesin

19:04, 02/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fisnik Asllani po shijon momentet më të mira të karrierës së tij, teksa paraqitjet mbresëlënëse me Hoffenheimin dhe Kombëtaren e Kosovës nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sulmuesi 23-vjeçar zhvilloi një sezon fantastik në Bundesliga, duke realizuar 10 gola dhe duke dhuruar 7 asistime në 34 ndeshje kampionati, ndërsa shtoi edhe një gol në Kupën e Gjermanisë.

Forma e tij e shkëlqyer është vlerësuar edhe nga Bundesliga, e cila i kushtoi një postim të veçantë në rrjetet sociale.

“Fisnik Asllani po shkëlqente në sezonin 2025-2026”, shkroi faqja zyrtare e kampionatit gjerman, duke ndarë disa nga momentet më të mira të sulmuesit kosovar.

Përveç suksesit në nivel klubesh, Asllani ka qenë vendimtar edhe me fanellën e Kosovës, ku ka realizuar tre gola në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, duke konfirmuar rritjen e tij të vazhdueshme.

Pas rikthimit te Hoffenheimi nga huazimi tek Elversbergu, sulmuesi ka shpërthyer përfundimisht në elitën e futbollit gjerman.

Performancat e tij kanë zgjuar interesimin e disa prej klubeve më të mëdha europiane.

Bayern Munich, Barcelona dhe Borussia Dortmund po monitorojnë situatën e tij, me këtë të fundit që raportohet si skuadra më e interesuar për transferimin e talentit kosovar.

Me të ardhmen që pritet të vendoset gjatë merkatos së verës, gjithçka tregon se Asllani është gati për hapin e madh në karrierë pas sezonit që e vendosi në qendër të vëmendjes së futbollit europian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco