Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Fitoret ndaj Serbisë dhe Jordanisë, Shqipëria ngjit disa shkallë në renditjen e FIFA-s. Por ajo që shkëlqen me rekord është Kosova

Fitoret ndaj Serbisë dhe Jordanisë, Shqipëria ngjit disa shkallë në renditjen e FIFA-s. Por ajo që shkëlqen me rekord është Kosova

07:58, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka regjistruar dy fitore radhazi në javën e fundit, duke mundur fillimisht Serbinë në transfertë e më pas duke mundur në miqësore Jordaninë në shtëpi.

Dy fitore me rëndësi për klasifikimin e FIFA-s, i cili do të përcaktojë edhe ndarjen e vazove në shortin e play-off të Botërorit 2026. Falë këtyre fitoreve, Shqipëria përllogaritet të ngjitet në vendin e 62-të në renditje, duke bërë 4 hapa më lart në klasifikimin ndërkombëtar.

Kësisoj, kuqezinjtë konsolidojnë vendin e parë në vazon e tretë të shortit për momentin, duke u vënë në ndjekje të skuadrave që gjenden aktualisht në vazon e dytë, një objektiv i arritshëm në varësi të rezultateve në ndeshjet e muajit nëntor.

Ndërkohë, sa i përket klasifikimit të FIFA-s, ajo që ka shkëlqyer këtë muaj ka qenë padyshim Kosova me barazimin ndaj Sllovenisë dhe fitoren në transfertë ndaj Suedisë, dy ekipe të cilat gjendeshin shumë më lart në renditje. Falë këtyre rezultateve, Kosova përllogaritet të përmirësojë me 7 shkallë renditjen e saj, duke u pozicionuar në vendin e 84-t, që shënon një tjetër rekord të ri për “Dardanët”.

SITUATA E PLAY-OFF PAS NDESHJEVE TË RAUNDIT TË 8

VAZO 1: Itali, Turqi, Ukrainë, Poloni

VAZO 2: Hungari, Skoci, Çeki, Sllovaki

VAZO 3: Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4 (nga Liga e Kombeve) : Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco