Lajmi i fundit

PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit

Triumfi historik i Kosovës ndaj Suedisë, trajneri Foda: Jam krenar për këtë skuadër, ja si ia dolëm

Triumfi historik i Kosovës ndaj Suedisë, trajneri Foda: Jam krenar për këtë skuadër, ja si ia dolëm

08:55, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trajneri i Kosovës Franko Foda është shprehur tepër i lumtur me paraqitjen e “Dardanëve”, pas fitores 0-1 në Suedi.

Fisnik Asllani i siguroi Kosovës pikët e plota në Goteborg, falë të cilës kosovarët i afrohen kualifikimit për në play-off.

Pas ndeshjes, në konferencë për shtyp, Foda deklaroi se Kosova nuk luajti mirë në fillimin e pjesës së dytë, por është krenar me lojtarët.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, por fatmirësisht fituam. E tëra ndodhi farë planit që të mbrohemi më mirë dhe të dalim me kundërsulme, mendoj se në fundin e pjesës së parë ishte dashur të shënonim për 2-0, ku ndoshta pastaj do të ishim më të qetë.

Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë si në pjesën e parë. Në 15 minutat e parë funksionuam mirë, por pastaj Suedia na bëri presion shumë të lartë, përreth 30 minuta ishim në atë situatë ku vetëm fati na shpëtoi. Jam krenar për këtë skuadër, me këta futbollistë dhe luftën që bënë për t’i marrë tre pikë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco