VIDEO/ Pas fitores historike të Shqipërisë në Serbi, Kukësi shpërthen në festë

23:31, 11/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas një fitoreje historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë, qytetarët e Kukësit kanë dalë për të festuar. Qindra tifozë dhe qytetarë dolën në rrugët kryesore të qytetit për të festuar këtë moment të papërsëritshëm në historinë e futbollit shqiptar.

Me makina që qarkullonin të zbukuruara me flamuj, boritë që nuk pushuan për orë të tëra dhe fishekzjarrë që ndriçonin qiellin e natës, Kukësi përjetoi një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e banorëve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco