Kombëtarja e Kosovës po luan ndaj asaj të Suedisë në “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” po fitojnë 2-0 ndaj kombëtares suedeze, pas 45 minutëshit të parë në Prishtinë.
Golin e parë e shënoi mesfushori Elvis Rexhbeçaj, në minutën e 26-të.
Goli erdhi pas një dalje të shpejtë nga Kosova në kundërsulm, duke e ekspozuar tërësisht mbrojtjen e mysafirëve.
⚽️ GOAL - Kosovo gets the lead with Elvis Rexhbeçaj with a fast break
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 8, 2025
🇽🇰 Kosovo 1-0 Sweden 🇸🇪pic.twitter.com/rM64giwXUq
I dyti erdhi nga Vedat Muriqi, që shënoi pas një kundërsulmi po ashtu, i ndërtuar me Albion Rrahmanin.
https://streamin.one/v/bdd5c871
Kosova e pati edhe një mundësi të mirë në minutën e dhjetë, me Albion Rrahmanin që nuk shënoi nga afërsia, pas një kundërsulmi pothuajse të njëjtë.
Kjo ndeshje po luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
© SYRI.net