Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Mërgim Vojvoda: Në Zvicër presim përkrahje të madhe nga tifozët, synojmë gjashtë pikë në dy ndeshje

Mërgim Vojvoda: Në Zvicër presim përkrahje të madhe nga tifozët, synojmë gjashtë pikë në dy ndeshje

15:25, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për ndeshjet e shtatorit, ndërsa atmosfera në kampin “Dardan” duket të jetë mjaft e mirë.

Trupa e trajnerit Franco Foda po ushtron që nga e hëna në kampin nacional në Hajvali, ndërsa të premten do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit kundër Zvicrës në transfertë, e të hënën tjetër ndaj Suedisë në shtëpi.

Teksa foli për faqen zyrtare të FFK-së, Mërgim Vojvoda është shprehur optimist para këtyre dy përballjeve.

Ai e pranon se zviceranët dhe suedezët janë favoritë, por beson se me shokët do të mundë t’i marrin gjashtë pikë në shtator.

Po ashtu, mbrojtësi i krahut e pret edhe përkrahjen e publikut kosovar nga mërgata në ndeshjen e Baselit këtë të premte.

“Ne jemi duke u bërë gati për të shkuar për t’i marrë tri pikë. Atmosfera është shumë e mirë, e dimë se na presin dy ndeshje të rëndësishme.

E dimë se sa është e vështirë të shkojmë e të luajmë në Zvicër, por e dimë se e kemi mundësinë për të pasur shumë përkrahje nga tifozët tanë.

Djemtë janë krejt të përgatitur, stërvitjet po shkojnë shumë mirë dhe jemi duke u bërë gati për të shkuar dhe për t’i marrë tri pikë.

Ndeshjet e shtatorit? Qëllimi është për t’i marrë gjashtë pikë. Natyrisht, dy kundërshtarët tanë janë favoritë, por ndonjëherë nuk i dihet, ndoshta më mirë është kështu, sepse presioni nuk është aq tek ne, por tek ata, si në Zvicër ashtu edhe këtu kundër Suedisë, shpresoj që ashtu do të jetë.

Në Zvicër do të kemi shumë përkrahje, kështu që shpresoj që ajo do të na ndihmojë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco