E kryer/ Edon Zhegrova lojtar i Juventusit, ja kur do të kryhen vizitat mjekësore

E kryer/ Edon Zhegrova lojtar i Juventusit, ja kur do të kryhen vizitat mjekësore

21:39, 31/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Juventusi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Nico Gonzalez, i cili pritet të transferohet tek Atletico Madrid. Klubi bardhezi ka mbyllur marrëveshjen me Lille për transferimin e sulmuesit kosovar Edon Zhegrova, i cili të hënën (1 shtator) do të zhvillojë vizitat mjekësore në Torino.

Sipas Tuttomercatoweb, akordi mes palëve është arritur për një shifër prej 20 milionë eurosh plus bonuse.

Zhegrova, i cili prej pak ditësh mban edhe pasaportë komunitare (i pajis me pasaportë shqiptare), vjen pas një sezoni pozitiv në Francë, ku regjistroi 21 paraqitje me 8 gola dhe 2 asist mes Ligue 1 dhe ndeshjeve të kupave.

Për sulmuesin e Kosovës ky transferim përfaqëson hapin më të madh të karrierës, ndërsa Juventusi përfiton nga ardhja e një lojtari të shpejtë, teknik dhe me shumë potencial për të bërë diferencën në krahët e sulmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco