Publikohet orari i plotë i ndeshjeve të Dritës në Ligën e Konferencës

Publikohet orari i plotë i ndeshjeve të Dritës në Ligën e Konferencës

22:00, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekipi i Dritës do të marrë pjesë në Ligën e Konferencës për edicionin 2025-2026 dhe tashmë është bërë i ditur orari i plotë i ndeshjeve që do të zhvillojë.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit ia dolën ta sigurojnë kualifikimin historik pasi mposhtën ekipin nga Luksmeburgu, Differdange, në ‘play-off’ me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Shorti i hedhur gjatë ditës së djeshme (e premte) e ka vënë përballë Dritën me emra të njohur të futbollit evropian si AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano, teksa spikat edhe ndeshja me klubin tjetër shqiptar Shkëndijën.

Sipas sistemit të UEFA-s, Drita do t’i luajë tri ndeshje si vendas dhe tri si mysafir.

Ky është orari i plotë i ndeshjeve të Dritës:

KuPS – Drita – 2 tetor 2025/ 20:45

Drita - Omonia – 23 tetor 2025/ 18:45

Shelbourne - Drita – 6 nëntor 2025/ 21:00

Drita – Shkëndija – 27 nëntor 2025/ 21:00

Drita – AZ Alkmaar – 11 dhjetor 2025/ 18:45

Rayo Vallecano – Drita – 18 dhjetor 2025/ 21:00

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco