Drita do të luajë sot në transfertën e Diferdange. Kampionët e Kosovës janë vetëm një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës, pasi e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.
Tifozët e skuadrës nga Luksemburgu besojnë te mrekullia. Për këtë i kanë blerë të gjitha biletat në dispozicion.
Do të jenë 2400 tifozë në “Stade Municipal de la Ville de Differdange”.
“Ne i kemi shitur të gjitha për mbrëmjen e sotme. Të lutem mos hajdeni në stadium, nëse nuk keni një biletë”, shkruan klubi i Diferdange.
Në anën tjetër njofton tifozët për një tjetër grumbullim jashtë stadiumit.
Të dyja skuadrat kërkojnë që të luajnë për herë të parë në grupet e Europës. Për këtë është një ndeshje historike.
© SYRI.net