Tifozët qipriotë bëjnë skandal në Beograd, shfaqin hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb

Tifozët qipriotë bëjnë skandal në Beograd, shfaqin hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb

10:01, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër provokim i rëndë ndaj Kosovës ndodhi mbrëmë në ndeshjen e play-off-it të Champions League mes Crvena Zvezdës dhe Pafosit në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.

Tifozët qipriotë të klubit Pafos shfaqën një flamur të Serbisë mbi hartën e Kosovës me mbishkrimin provokues “S’ka dorëzim”.

Ky skandal vjen vetëm pak ditë pasi UEFA, përmes organit të Apelit, gjobiti Lech Poznanin dhe Partizanin për banerin e famëkeq “Kosova është Serbi”.

Kërkohet që UEFA të reagojë pa mëshirë dhe me dënime drastike, për të ndaluar përsëritjen e provokimeve të tilla që vazhdimisht shënjestrojnë shtetin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco