Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Amir Rrahmani: Fantastike të fitoj dy tituj kampion me Napolin... si Maradona

Amir Rrahmani: Fantastike të fitoj dy tituj kampion me Napolin... si Maradona

22:24, 01/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Amir Rrahmani, ka folur për ëndrrën e hershme të tij, emocionet e titullit me të kaltrit dhe këshillat për të gjithë ata që duan të bëhen futbollistë.

“Ka qenë një vit i vështirë, më është dashur ta shfrytëzoj sa më shumë kohën time të lirë. Në vitin 2023, më kujtohet shumë kur ishim disa pikë përpara, por ishte hera e parë që ishim në prag të fitimit të një titulli. Ishim 15 pikë përpara dhe kishim frikë se mos e humbisnim! Për titullin e dytë, ndeshja kundër Parmës ishte padyshim një dramë, pastaj kundër Cagliarit dhe fitorja përfundimtare.

Komplimenti më i mirë? Më thanë se kisha fituar dy tituj si Maradona, dhe kjo është një gjë e madhe.

Një ëndërr? Ëndërroja për Premier League, si fëmijë, ishte liga më e mirë në botë. Por tani jam këtu dhe jam i përqendruar te Napoli.

Kujtdo që dëshiron të bëhet futbollist, i them: puno çdo ditë, mos u dorëzo kurrë, jep gjithçka edhe kur nuk do të stërvitesh, bëje edhe kur je i lodhur. E kuptova se isha bërë profesionist kur isha 17 vjeç, kur luaja në Shqipëri”, u shpreh mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco