Jo vetëm me Ballkanin, Kosova përfaqësohet edhe me gjyqtarë në grupet e Conference League

Jo vetëm me Ballkanin, Kosova përfaqësohet edhe me gjyqtarë në grupet e Conference League

16:51, 18/09/2023
A+ Aa A-

Jo vetëm Ballkani në grupet e Conference League. Kosova do të jetë prezente aty edhe me arbitrin Genc Nuza, i cili është përzgjedhur të vendosë drejtësi në ndeshjen mes bullgarëve të Ludogorets dhe sllovakëve të Spartak Tërnavës.

Nuza do të ketë si asistentë të tij Bujar Selimajn dhe Fatlum Berishën, teksa në VAR do të jenë dy arbitra zviceranë, që do të ndihmojnë arbitrin nga Kosova në rast vendimesh të dyshimta.

Sfida Ludogorets-Spartak Tërnava do të luhet të enjten në orën 18:45.

Po të enjten, në orën 21:00 Ballkani do të nisë rrugëtimin në grupe nga Çekia, ku do të sfidojë Viktoria Plzen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco