Lionel Messi mbush sot 36-vjeç, një legjendë që do mbahet mend përgjithmonë në historinë e futbollit

Lionel Messi mbush sot 36-vjeç, një legjendë që do mbahet mend përgjithmonë në historinë e futbollit

08:57, 24/06/2023
A+ Aa A-

Lionel Messi në moshën 36-vjeçare mund të mburret se në karrierën e tij ka fituar gjithçka. Një mrekulli futbolli sot ka ditëlindjen dhe ne e falenderojmë që ekziston.

Nuk ka nevojë për prezantim të veçantë, të gjithë e dimë se kush është Messi dhe çfarë ka arritur. E vetmja gjë e sigurt është se të gjithë dëshirojmë ta shohim edhe për disa vite të tjera duke luajtur me në këmbët e tij, me atë që jemi mësuar dhe na pëlqen shumë ta shohim.

Karriera e tij ka qenë e lidhur me Barcelonën.  Dashuritë e mëdha nuk harrohen dhe Lionel nuk do të largohet kurrë nga Barcelona. Dhe si gjithë dashuria e vërtetë, ai është lënduar, ka qarë, ka besuar sërish, ka qenë i trishtuar, por ka buzëqeshur më fort se kurrë. Ai mund të jetë tradhtuar, por ai vetë nuk do ta tradhtonte kurrë.

Messi kur ishte 11 vjeç u diagnostikua me një problem shëndetësor dhe nuk mund të zhvillohej normalisht, si çdo fëmijë i moshës së tij. Argjentinasi mezi arriti 1.45 cm, që ishte një pengesë e madhe për të në futboll. Atij iu desh të përballej me shumë që thoshin se nuk do të angazhohet dot profesionalisht dhe të cilat ai i hodhi poshtë.

Image

“Unë kam qenë gjithmonë më i shkurtri. Unë kisha gjatësinë e një 8-9-vjeçari dhe kjo ishte e dukshme si në fushë ashtu edhe në jetën time të përditshme”.

Zgjidhja e vetme që Messi të rritej më shumë ishin disa injeksione të hormonit të rritjes, të cilat megjithatë ishin të shtrenjta. Prindërit e tij shpresonin se dikush do të kujdesej për Lionelin e vogël dhe se një grup do të mbulonte shpenzimet për këtë trajtim të veçantë. Siç ndodhi. Newell ‘s Old Boys i premtoi familjes Messi se mund të mbulonin trajtimin e tij, por kjo nuk ndodhi, pasi ekipi dha vetëm 300 pesos dhe asgjë tjetër. Sigurisht që me talentin që kishte Messi nuk do të kalonte pa u vënë re. Ai ishte parë nga drejtori sportiv i Barcelonës, Carles Resac, e cila në thelb ndryshoi gjithë jetën e tij. Në një farë mënyre, ai e bindi Lionelin dhe familjen e tij të transferoheshin në Barcelonë dhe pagoi për trajtimet. Messi po shkonte në shtëpi. Në akademinë e famshme Blaugrana, La Massia, prej nga do të fillonte në fakt rruga drejt majës.

Kontrata “e artë”

Në vitin 2000, Lionel Messi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në një bar, ku ai dhe babai i tij u takuan me drejtuesit e Barcelonës. Një vit më vonë ai filloi të bënte injeksione, të cilat natyrisht ishin si  një anabolike që e lejuan natyrshëm sepse e ndihmonin Messin të rritej. Ishte shtysa që Leo i vogël të bëhej Messi i madh.

Që nga ajo ditë filloi përralla, e cila nuk ishte e mbushur me gëzime dhe suksese, por ishte përralla e Lionelit që arriti ta bënte në një mënyrë magjike dhe ta bënte përrallën më të bukur që mund të lexohej.

Ditën kur Messi u prezantua në botë

16 tetor 2004. Shënoni këtë ditë. Sepse atëherë lindi një karrierë e madhe dhe një futbollist të madh. Në një ndeshje të Barcelonës kundër Espanyolit, një 17-vjeçar luajti për herë të parë me ekipin e parë të Barcelonës.

Messi në Barcelonë fitoi gjithçka. Ai qëndroi për plot 21 vjet duke fituar 34 trofe, duke përfshirë dhjetë tituj të La Ligës, shtatë tituj të Copa del Rey dhe katër herë UEFA Champions League.

Image

Kombëtarja e Argjentinës 

Nuk mund të mos arrinte edhe atje. Duhej të bëhej dhe u bë. Megjithatë, para se të ndodhte kjo, Messi duhej të kalonte një mijë dallgë, lot, zhgënjime.
Sa herë që shkonte me Albiceleste për të fituar Kupën e Botës, dështonte. Mijëra argjentinas donin që ai të largohej nga ekipi, të largohej sepse ai thjesht nuk mundi dhe ishte i padobishëm . Messi ishte një hap larg një gjëje të tillë, pasi kishte deklaruar publikisht se do të ndalonte, por për fat u rikthye.

Ai uli kokën, gëlltiti gjithçka që dëgjoi dhe shkoi përpara. Ai e donte kaq shumë këtë trofe, një ëndërr fëmijërie që më në fund u realizua. Çdo lojtar luan për ekipin e tij, por edhe për veten e tij padyshim. Është jashtëzakonisht mbresëlënëse, por edhe prekëse në të njëjtën kohë, që të gjithë bashkëlojtarët e tij luajtën për Messin. Ata po luanin për Leon e vogël për të realizuar ëndrrën e tij. Dhe të gjithë së bashku ia dolën mbanë. Ai buzëqeshi gjerësisht duke fituar Kupën e Botës dhe çdo njeri që e do Messin në këtë planet ishte duke buzëqeshur. Lotë gëzimi, lumturie. Argjentina e fitoi, Messi tani është i lumtur, Messi pushtoi gjithçka.

Një pushim i vogël dhe përralla që nuk u përfundua

Lionel Messi pas Barcelonës veshi fanellën e Paris Saint-Germain për dy vite, duke llogaritur në total ai shënoi gjithsej 32 gola dhe 35 asistime në të gjitha ndeshjet zyrtare me klubin francez.

Një grup që, aq sa e dhemb e vërteta, ai nuk e deshi dhe nuk u lidh kurrë me të. Ai ishte i ngadalshëm për t’u përshtatur dhe në vitin e tij të fundit ai pa edhe fansat e Parisit që nuk e donin. Sërish nuk foli dhe sërish uli kokën dhe u largua duke buzëqeshur.

Dhe duke qenë se për gati dy muaj e më shumë, miliona tifozë të Messit shpresonin që ai të vishte sërish fanellën e Barcelonës dhe përralla të përfundonte me një fund të lumtur, diçka nuk shkoi sërish. Barcelona për nje kohe te gjate po perpiqej te rregullonte financat sipas standarteve te Lionelit, po perpiqej te ulte buxhetin dhe ne prisnim dite pas dite te ndodhte mrekullia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco