Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tom Doshi ndërhyn në zgjedhjet e FSHF? Kërcënohen me jetë votuesit nga Shkodra

Tom Doshi ndërhyn në zgjedhjet e FSHF? Kërcënohen me jetë votuesit nga Shkodra

00:59, 09/01/2022
A+ Aa A-

Asambleja e Përgjithshme për zgjedhjet e presidentit të ardhshëm të FSHF-së do të mbahet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti.

Tashmë lufta ka nisur dhe në distancë palët po tentojnë të tregojnë anët e tyre të forta. Armando Duka do të jetë përballlë mikut të tij të hershëm, Dritan Shakohoxhës.

Kreu aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit do të garojë sërish për një mandat të pestë.

Ndërkohë ka nisur puna për të zgjedhur kryetarët e Shoqatave Rajonale të Futbollit me të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme.

Sot, FSHF-ja njoftoi se zgjedhjet për kryetarin e Shoqatarës Rajonale të Shkodrës janë shtyrë për shkak të shumë rasteve të prekur nga COVID-19.

Megjithatë situata nuk duket të jetë kaq e qetë siç është përmendur në njoftimin e institucionit të futbollit në vend.

Mësohet se njerëz mjaft të njohur dhe me mjaft inluencë në politikën shqiptare, kanë marrë kartat e identitetit të 13 anëtarëve me të drejtë vote të Shoqates Rajonale të Shkodrës, duke i kërcënuar për zgjedhjen e tyre.

Bëhet fjalë për Tom Doshin që me bashkëpunuesit e tij po punon fort për të ndryshuar vullnetin e lirë të zgjedhësve, konkretisht anëtarëve votues për kryetarin e Shoqatës Rajonale të Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco